Delegacioni i Kombëtares turke është shqetësuar nga zhurma e tifozëve në Prishtinë, pak orë para ndeshjes jetike me Kosovën, çka ka bërë që një anëtar i tyre të dalë në ballkon duke kërkuar qetësi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për të përkrahur ekipet e tyre, shumë tifozë nga të dyja vendet kanë udhëtuar në kryeqytet.

Një video e publikuar nga Indeksonline tregon momentin kur një anëtar i delegacionit turk shihet në ballkonin e hotelit, duke u lutur tifozëve që të bëjnë qetësi.