Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes Kosovë – Turqi, festa në Prishtinë veç se ka nisur.

Tifozë të shumtë kanë pushtuar kryeqytetin e Kosovës, duke festuar këtë sukses historik, shkruan IndeksOnline.

Entuziazmi i tyre duket i madh për fitore sonte dhe kualifikim në Kupën e Botës.

Ndeshja Kosovë – Turqi nis nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin ”fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pritet një atmosferë e jashtëzakonshme./IndeksOnline/