Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitoren e dytë radhazi në këtë Botëror, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të kompeticionit.

Dy golat historikë të Lionel Messit kundër Austrisë jo vetëm i siguruan Argjentinës fitoren, por gjithashtu e vendosën atë si golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në historinë e Kupave të Botës.

Me këtë sukses, Argjentina siguron kalimin në raundin tjetër, duke u bërë kombëtarja e katërt që arrin këtë objektiv, pas Meksikës, SHBA-së dhe Gjermanisë.

Kampionët në fuqi e mbyllin fazën e grupeve me ndeshjen ndaj Jordanisë.
(Burimi: IndeksOnline)