Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë të ditur çmimet e reja maksimale tavan për derivatet.

Kjo çmimore hyn në fuqi sot në orën 10:00 dhe do të jetë e vlefshme vetëm për ditën e sotme.

Sipas çmimore së re, nafta do të tregtohet me një vlerë maksimale prej 1.36 euro për litër, benzina me 1.35 euro për litër, ndërsa gazi do të ketë një çmim maksimal prej 0.67 euro për litër.

MINT bën me dije se ankesat lidhur me zbatimin e këtyre çmimeve mund të adresohen në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net, ose të raportohen në numrin pa pagesë 080011000.