Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar sot për deklarimet e bëra nga ministrja Artane Rizvanolli rreth temës së gazit. Sipas Hotit, Rizvanolli ka mashtuar kur ka thënë se Kosova s’ka të bëjë me gazin rus.

Ai ka thënë se Kosova importon energji elektrike nga vende të cilat e përdorin gazin rus për ta prodhuar atë.

“Ja pse deklarata e Rizvanollit është mashtruese:Kosova nuk e përdor drejtpërdrejt gazin rus për energji.Por, Kosova importon energji nga vende që prodhojnë energji duke përdorur gazin rus”, ka shkruar Hoti.