Është thyer rekordi i shikueshmërisë në historin e Kupës së Botës.

Kampionati Botëror i vitit 2026, i organizuar në ShBA, Meksikë dhe Kandada, po ndiqet shumë nga tifozët e pranishëm në stadium, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht se është raportuar për çmime të larta të bileteva, dhe jemi ende në fazën e grupeve, sipas raportit të FIFA-s, plot 3 milionë e 605 mijë e 357 tifozë ishin prezent në stadiume deri më tani.

Kjo është shifra më e lartë në histori, duke thyer rekordin e shikueshmerisë në Kupën e Botës.

Kjo shifer do të rritet deri në finalen e madhe, derisa FIFA synon të arrij rreth 7 milionë tifozë në Kupën e Botës 2026./IndeksOnline/