Protesta në Tiranë: Marshim i pjesëmarrësve pas tubimit para Kryeministrisë

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke mbajtur pankarta kundër qeverisë.

Thirrjet e tyre vazhduan pa ndërprerje gjatë marshimit, ku dominuan sloganet si: “Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëri etnike”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Revolucion”.

Këto kërkesa, të cilat ishin bërë publike nga grupi organizator disa ditë më parë, u rilexuan edhe sot. Ndër to spikat dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.