**KQZ Shpall Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të 7 Qershorit**
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit. Mbledhja e KQZ-së, ku pritet të bëhet publikimi, do të nisë në orën 11:00.
Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 47.13% të votave, ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.44%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 16.69% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6.74%.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka theksuar se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, do të nisin diskutimet për formimin e institucioneve të reja.
“Sapo të certifikohet rezultati i zgjedhjeve, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja, konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes,” deklaroi Kurti të mërkurën në lidhje me procesin post-zgjedhor.
