Moderatorja Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, kanë zgjedhur Egjiptin si destinacion për të shijuar pushimet e tyre, larg angazhimeve të përditshme.

Nëpërmjet postimeve të fundit në rrjetet sociale, çifti ka ndarë me ndjekësit momente magjike nga ky udhëtim ekzotik.

Në fotografitë e publikuara në profilin e saj në Instagram, Elita shfaqet tejet elegante me një fustan të gjatë në ngjyrë të kaltër, duke kombinuar në mënyrë të përkryer aksesorët me ambientin luksoz përreth.

Përshkrimi që ajo ka zgjedhur, “E humbur në Netët Arabe”, përcjell atmosferën përrallore të mbrëmjeve në Egjipt.

Prindër prej vitesh të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, çifti gjen gjithmonë kohë për t’i dedikuar momente romantike vetëm për njëri-tjetrin, duke ruajtur kështu statusin si një nga dyshet më të pëlqyera të publikut shqiptar.

Në album nuk ka munguar as një fotografi tejet romantike krah Gjikos, ku çifti shfaqet i përqafuar buzë pishinës, nën dritat e natës.