Në zemër të Prishtinës, në katin e 21-të të Hotel Derand, NOYA është shndërruar në një nga destinacionet më të veçanta për të gjithë ata që kërkojnë një përvojë ndryshe të gastronomisë dhe jetës së natës.

Pas një pauze disa mujore, NOYA është rikthyer me një dizajn modern e artistik, interieri i NOYA kombinon elegancën me elemente unike dekorative, duke krijuar një ambient që tërheq vëmendjen që në momentin e parë.

Çdo detaj është menduar për t’i ofruar mysafirëve një eksperiencë premium, ndërsa pamja panoramike mbi kryeqytet e bën çdo vizitë edhe më të veçantë.

Tani, përveç pjesës së restorantit ku në menu dominon kuzhina aziatike bashkëkohore, ku shijet tradicionale ndërthuren me teknika moderne të gatim NOYA ofron edhe një përzgjedhje të pasur koktejesh, verërash dhe pijesh premium, duke e bërë një zgjedhje ideale si për darka romantike, ashtu edhe për takime biznesi apo mbrëmje me miq. Me kalimin e mbrëmjes, atmosfera transformohet në një lounge elegant, ku muzika, ndriçimi dhe energjia krijojnë një ambient unik për argëtim. Eventet tematike dhe performancat e muzikës e kanë bërë NOYA një nga lokacionet më të frekuentuara në Prishtinë.

Ndërsa që sonte, pra më 27 Qershor NOYA rikthehet pranë jush