Uruguaji është eliminuar nga Kampionati Botëror 2026.

Humbja 1-0 ndaj Spanjës, ishte tronditëse për 2-herë kampionët e botës të cilët eliminohen për të dytin edicion radhazi në fazën e grupeve.

Për këtë Federata e Futbollit të Uruguajit, ka vendosur që të dënojë tërë ekipin kombëtar duke i anuluar fluturimin me avion privat, ku tani do të kthehen me një komercial.

Uruguaji, e mbylli grupin H në vend të tretë me 2 barazime dhe një humbje./IndeksOnline/