Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ku një motoçiklist ka humbur jetën. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:00, në rrugën “Tirana”, dhe në të ishin përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Lajmin e konfirmoi Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë rajonale të Gjakovës, e cila bëri të ditur se motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.
Ndërkohë, ndaj drejtuesit të veturës është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.
