Dua Lipa Uron Nënën Për Ditëlindje
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, i ka dedikuar një urim të përzemërt nënës së saj me rastin e ditëlindjes. Mesazhi, plot dashuri dhe mirënjohje, u publikua në rrjetet sociale.
Artistja shprehu vlerësimin për rolin e nënës së saj, duke e cilësuar atë si burimin e dashurisë, durimit dhe forcës familjare.
Në postimin e saj, këngëtarja shkroi: “Gëzuar ditëlindjen mamaja ime! Jemi shumë me fat që të kemi! Çdo gjë e mirë që kemi është nga dashuria, durimi dhe forca jote! Mbretëresha e shtëpisë dhe zemrave tona! Të dua shumë.”
Mesazhi i artistes u prit me reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët iu bashkuan urimeve për nënën e saj.
