Juliana Nura, aktive edhe gjatë shtatzënisë: Nuk i ndalon stërvitjet me barkun e rrumbullakosur
Ish-banorja e “BBVK”, Juliana Nura, ka konfirmuar pak ditë më parë lajmin e shtatzënisë së saj përmes një eventi të organizuar posaçërisht për të ndarë këtë pritje të ëmbël. E njohur për pasionin e saj ndaj fitnesit, Nura nuk ka hequr dorë nga stërvitjet as gjatë muajve të fundit të shtatzënisë.
Përmes një postimi në “Historia” e saj në Instagram, ajo ka shpërndarë një video ku shfaqet teksa ekspozon format trupore dhe barkun tashmë të rrumbullakosur.
Modelja, në formë të shkëlqyer, dukej më sensuale se kurrë më parë. Vlen të theksohet se Juliana Nura është në pritje të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, të cilët janë konceptuar përmes metodës IVF.
