Një e re nga Kosova ka ndërruar jetë në Gjermani. Bëhet fjalë për Rina Krasniqin, nga fshati Damanek i Malishevës, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku.
Lajmi për vdekjen e saj u raportua fillimisht nga mediat lokale të Malishevës dhe u konfirmua më pas nga faqja zyrtare e fshatit Damanek në Facebook.
Deri më tani, rrethanat e plota të aksidentit apo detaje të tjera lidhur me ngjarjen nuk janë bërë publike.
Në njoftimin e publikuar në Facebook thuhet se familja do të japë detaje mbi kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit në një moment të dytë.
