Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Eliot Engjëll” në Pejë, transmeton IndeksOnline.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës për të kryer veprimet e nevojshme.

Në vendin e aksidentit është parë edhe një autoambulancë, çka lë të kuptohet se ka persona të lënduar, megjithëse ende nuk dihet numri i tyre dhe gjendja shëndetësore.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që policia të japë më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes./IndeksOnline/