Manchester City e ka konfirmuar se trajneri Enzo Maresca ka marrë pozitën e trajnerit.
“Qytetarët” e kanë zëvendësuar Pep Guardiolan me ish-asistentin e tij, që së fundmi ishte në krye të Chelseas.
Përmes një komunikate zyrtare, City njoftoi se Maresca ka nënshkruar kontratë trevjeçare, pra e vlefshme deri në vitin 2029.
“Manchester City është i lumtur të konfirmoj afrimin e Enzo Maresca si trajner. Italiani ka nënshkruar kontratë trevjeçare deri në verën e vitit 2029”, thuhet në komunikatë.
