Katër persona janë plagosur në Podujevë, ndërsa prokurori deklaron se dyshohet për një konflikt mes familjarëve.
Prokurori kujdestar, Menduhi Kastrati, është drejtuar menjëherë në vendin e ngjarjes në Podujevë, pasi katër persona janë plagosur në një incident të rëndë.
Kastrati bëri me dije se nuk ka informacione për viktima në jetë, por theksoi se gjithsej katër persona janë plagosur. Ai shtoi se dyshohet që ngjarja ka ndodhur mes anëtarëve të së njëjtës familje.
Në një deklaratë për “BetimipërDrejtësi”, prokurori u shpreh: “Për personat e lënduar kemi informata që po dërgohen në QKUK, mirëpo për të vrarë nuk kemi informacione. Jemi duke shkuar në vendin e ngjarjes. Informacionet paraprake sugjerojnë se të përfshirët kanë lidhje familjare, por detaje të mëtejshme nuk kam as unë. Motivet ende nuk dihen dhe policia është angazhuar plotësisht në hetim.”
Ndërkohë, IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
