Latifi vë në pikëpyetje gjendjen: “Nëse punët janë kaq mirë, pse ka përçarje dhe kërkesa për shkarkime?”

Analisti Blerim Latifi, në mbrëmjen e sotme, është një prej panelistëve në emisionin “Pressing”, ku do të përballet me Xhafer Tahirin e LDK-së.

Gjatë diskutimit, Latifi theksoi me shqetësim: “Nëse situata qenka vërtet kaq e mirë, pse ekzistojnë këto hatërmbetje, përçarje dhe thirrje për shkarkimin e lidershipit aktual?”

Ai shtoi se, “nëse gjërat do të ishin aq mirë, nuk do të kishte fare nevojë për probleme të tilla.”

Nga ana tjetër, Xhafer Tahiri deklaroi se bashkimi i forcave politike në zgjedhjet e fundit ka sjellë një rritje të numrit të votuesve.