Riyad Mahrez ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij ndërkombëtare.
Humbja 2-0 ndaj Zvicrës në Botëror, ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën algjeriane teksa njoftoi këtë në intervistën pas ndeshjes në fjalë.
Mahrez, padyshim mund të themi se ka pasur një karrierë të suksesshme me kombëtaren e tij ku bëri 119 paraqitje dhe shënoi 40 gola dhe 45 asistime.
Ai arriti t’i sillte një trofe Algjerisë, atë të Kupës së Afrikës për Kombe në vitin 2019./IndeksOnline/
