**Tahiri uron Haradinajn për ditëlindje: Kontributi i tij për lirinë dhe shtetin e Kosovës është historik**
Deputeti i rizgjedhur, Besnik Tahiri, i ka uruar ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e 58-vjetorit të lindjes. Tahiri e ka përshkruar Haradinajn si një burrështetas që i ka dhënë gjithçka popullit dhe shtetit të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri theksoi se historia do të dëshmojë se kontributi i Haradinajt për lirinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës brenda kufijve aktualë është vendimtar dhe historik.
“Sot, feston ditëlindjen burrështetasi që dha gjithçka për popullin e vendit tonë. Historia do të dëshmojë se kontributi i Ramush Haradinajt për lirinë dhe shtetin me këta kufij është vendimtar dhe historik. Gëzuar 58-vjetorin, kryeministër Haradinaj, edhe 100 të tjera”, ka shkruar Tahiri.
