Ka ndërruar jetë një burrë nga Zahaqi i Pejës, i cili ishte goditur nga një veturë më 23 qershor 2023. Edhe pse u dërgua për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ai nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

Vdekja e tij, e cila ndodhi dje, u konfirmua sot nga Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas raportit policor, më 23 qershor 2023, rreth orës 20:30, një shtetas kosovar, i cili drejtonte një veturë, dyshohet se ka goditur një këmbësor, po ashtu shtetas kosovar, i cili pësoi lëndime të rënda trupore. Më pas, më 2 korrik 2023, mjekët kompetentë raportuan se viktima kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.