Kroacia mbrëmë pësoi humbje 2-1 nga Portugalia dhe u eliminua nga Kupa e Boës.
Kjo ndeshje pati disa polemika të mëdha, një penallti e akorduar për portugezët pas rishikimit nga VAR, e po ashtu edhe dy gola të anuluar për kombëtaren kroate, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori i Kroacisë, Luka Modric ka reaguar pas ndeshjes, duke mos u pajtuar me vendimet e gjyqtarit dhe VAr0it.
Ai madje tha se ka qenë kundër sistemit VAR, që nga koha kur ka nisur të implementohet në futboll.
“Ne meritonim shumë më tepër. Nëse situata do të ishte kthyer mbrapsht, VAR nuk do të kishte ndërhyrë kurrë. E thashë që në fillim, kur u prezantua VAR-i, se nuk më pëlqeu. VAR duhet të ndërhyjë vetëm nëse është një gabim 200% i qartë. Incidenti i sotëm nuk ishte kurrë penallti”, deklaroi Luka Modric./IndeksOnline/
