Lojtari me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq ka vendosur të qëndrojë te Bayerni.
Ai dëshiron të luftojë për një vend në 11-shen e Vincent Kompanys, duke refuzuar ofertat që kishte për një tjetër huazim.
Ndër këto klube ishte edhe Werder Bremen, e cila interesohej për 20-vjeçarin nga Prizreni.
Ibrahimoviq, sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Heidenehemi ku bëri 34 paraqitje dhe shënoi 2 gola e 5 asistime./IndeksOnline/
