Tiranë – Mbrëmjen e sotme, situata para Komisariatit nr. 3 u tensionua ndjeshëm, pasi një grup protestuesish u grumbulluan duke kërkuar lirimin e të arrestuarve pas incidenteve të mëparshme.

Grupi i protestuesve u drejtua drejt godinës së komisariatit, duke brohoritur “Lironi të arrestuarit!”. Gjatë zhvillimit të protestës, situata u përshkallëzua, pasi disa prej tyre thyen xhamat e godinës dhe lëshuan thirrje si “Policia e krimit!”.

Si pasojë e përleshjeve, një efektive e policisë mbeti e lënduar.

Si reagim ndaj dhunës së ushtruar, forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë për të larguar protestuesit nga zona përreth komisariatit. /Top Channel