Deçan: Personi lëndohet aksidentalisht në këmbë nga pushka ajrore

**Deçan:** Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Deçan, pasi ka pësuar lëndim në gishtin e këmbës nga një pushkë ajrore që i ishte shkrepur aksidentalisht.

Sipas raportit të Policisë, rasti është regjistruar më 3 korrik rreth orës 23:00. I dyshuari, një mashkull kosovar, gjatë intervistimit ka deklaruar se pushka ajrore i ishte shkrepur nga pakujdesia, derisa ai ndodhej në vendin e quajtur Bjeshka e Roshkodolit.

Policia ka konfiskuar pushkën ajrore. Pas konsultimit me prokurorin, rasti është inicuar për procedim të mëtutjeshëm sipas ligjit.