Këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande, është parë duke kaluar festën e 4 Korrikut në shoqërinë e ish-të dashurit të saj, Ricky Alvarez.
Dyshja u fotografua në një market në Florida, ku bënë blerjet për festën familjare, përpara se të drejtoheshin në shtëpinë e prindërve të Arianës për të kaluar ditën së bashku.
Ky takim vjen menjëherë pasi Ariana përfundoi me sukses tre koncertet e saja.
Nuk është hera e parë që Ricky shihet pranë këngëtares muajt e fundit.
Ai ishte gjithashtu i pranishëm në koncertin e saj në Austin, Teksas, ku Ariana ndryshoi edhe tekstin e këngës “thank u, next”, duke e zëvendësuar vargun për të nga “now I listen and laugh” në “he’s still got my back”, një detaj që nxiti reagime të shumta te fansat./Indeksonline/
