Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2229 gjoba trafiku. Në raportin e saj theksohet gjithashtu se kanë ndodhur 45 aksidente me dëme materiale dhe 26 me persona të lënduar. Po ashtu, janë arrestuar 12 persona, të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.