Hargreaves takon ish-studentët kosovarë të Britanisë: “U kthyen me njohuri unike, i emocionuar të shoh kontributin e tyre në shoqëri”
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, priti në takim disa të rinj kosovarë, ish-studentë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët janë kthyer tashmë në atdhe.
Ambasadori u shpreh i emocionuar për të parë kontributin e këtyre të rinjve në shoqëri.
“Fituesit tanë më të fundit dhe të shkëlqyer të Bursave Chevening erdhën për një çaj pasdite në Rezidencën time,” shkroi ai. “Studimet në Mbretërinë e Bashkuar i kanë kthyer ata në Kosovë me aftësi dhe njohuri unike në fusha të ndryshme si inteligjenca artificiale, industria e filmit, terapia e të folurit dhe ekonomia e mirëqenies. Jam i emocionuar të shoh kontributin e tyre në shoqëri, ndërsa ata i bashkohen komunitetit tonë të mrekullueshëm të ish-studentëve të Chevening.”
