Flokët u bien të gjithëve,
nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të
stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. Megjithatë, në këtë
artikull, do të mësoni për arsye të tjera shumë herë më befasuese të rënies së
flokëve.

Medikamentet

Shumë medikamente siç janë
holluesit e gjakut, solucionet kundër akneve të pasura me vitaminë A, ilaçet
kundër artritit, depresionit, për zemrën dhe tensionin kanë efekte anësore. Një
prej këtyre efekteve është rënia e flokut.

Lindja e një fëmije

Pas lindjes së fëmijës,
nëna humbet shumë flokë për shkak të stabilizimit të hormoneve. Rënia e flokut
ndalon 3-6 muaj  pas lindjes.

Mungesa e hekurit

Rënia e niveleve të
hekurit ndikon tek shëndeti i flokut. Nëse në organizëm keni pak hekur atëherë
do ju bien flokët, thonjtë do të jenë të brishtë, lëkura e verdhë e rrahjet e
zemrës të shpejta.

Stresi

Stresi e plogështon
sistemin imunitar. Shqetësimi dhe ankthi pengojnë rritjen e flokut dhe nxit
rënien e tij gjatë krehjes.

Larja e flokëve

Përdorimi  i tepërt i solucioneve të larjes së flokut,
krehja, fërkimi gjatë dhe pas larjes me peshqir nxit rënien e tij.

Tharëset

Tharëset e instrumente të
tjerë për dhënien e formës së flokut, llaku, boja e të tjerë kanë ndikim në
shëndetin e flokut. Domosdoshmërisht, floku do të bëhet i brishtë e do të
këputet më lehtë.

Sëmundjet

Besojeni ose jo, rënia e
flokëve është një simptomë e përbashkët e 30 sëmundjeje, përfshirë ato që
rrezikojnë tiroiden apo imunitetin. Njeriut i bien flokët edhe kur është me
grip, ka temperaturë apo një infeksion.

Duhani

Flokët nuk janë imunë ndaj
duhanit. Toksinat tek tymi i duhanit ka një ndikim të fortë tek floku duke
penguar rritjen dhe nxitur rënien e tij.

Çrregullimet me të ngrënin

Anoreksia dhe bulimia janë
dy nga çrregullimet më të forta të të ngrënit. Ato manifestohen edhe me rënien
e flokut sepse trupi nuk merr ushqyesit e nevojshëm. Këto çrregullime mendore
duhen trajtuar nga një mjek profesionist. AgroWeb.org ju sjell më poshtë një
kurë me veti të forta me bimën e hithrës, e cila forcon rrënjët e flokëve dhe
parandalon rënien e tyre.

Lëngu i hithrës dhe si ta përdorni

Zieni një grusht me hithra
të njoma ose të thata në 250 ml ujë për 10 -15 minuta dhe lëreni më pas të
ftohet. Përdoreni pasi të keni larë dhe shpëlarë flokët si zakonisht. Më pas
masazhoni flokët me lëngun e hithrës sidomos tek pjesa e rrënjëve të flokëve
dhe skalpit të kokës. Mbajeni për rreth 10 – 15 minuta e më pas shpëlajeni.
Përsëriteni këtë kurë të paktën dy herë në javë.