Agjencitë shtetërore të lajmeve në Oman dhe Jordani raportuan të dielën për sulme me dronë dhe raketa në territorin e tyre, ndërsa SHBA-ja dhe Irani vazhdonin shkëmbimet e sulmeve në rajon.

Në Jordani, agjencia shtetërore e lajmeve, Petra, duke cituar një burim ushtarak, raportoi se tre raketa, të lëshuara nga territori iranian, ranë në disa zona brenda Mbretërisë në orët e para të së dielës. Sipas raportit, të cituar edhe nga CNN, nuk pati viktima njerëzore dhe dëmet ishin të kufizuara në humbje të vogla materiale.

Ndërsa në Oman, Agjencia e Lajmeve e Omanit (ONA) citoi një burim sigurie të ketë deklaruar se vendndodhje në Guvernatoratin Musandam u shënjestruan nga dronë. ONA nuk specifikoi origjinën e dronëve. Guvernatorati Musandam ndodhet në Ngushticën strategjike të Hormuzit.

Më herët, mediat shtetërore iraniane kishin raportuar se forcat e tyre kishin shënjestruar vendndodhje në Oman dhe Jordani, si hakmarrje ndaj sulmeve të fundit amerikane.