**Edita Tahiri: Vetëm institucionet e reja me pajtim politik e nxjerrin Kosovën nga kriza**
Ish-diplomatja Edita Tahiri ka reaguar lidhur me situatën politike dhe institucionale në Kosovë, duke theksuar se vendi ndodhet në një gjendje të rëndë që kërkon zgjidhje të shpejtë politike.
Nëpërmjet një postimi, Tahiri ka shprehur shqetësimin se Kosova funksionon me një “gjysmë qeveri e president”, është e izoluar në arenën ndërkombëtare, ka diplomaci të heshtur dhe përballet me një ekonomi në vështirësi.
Ajo ka theksuar se rruga e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje është krijimi i institucioneve të reja, i realizuar përmes një pajtimi politik ndërmjet partive kryesore.
Tahiri citohet të ketë shkruar: “Kosova me gjysmë qeveri e president, e izoluar, diplomacia e heshtur, ekonomia përtokë – vetëm krijimi i institucioneve të reja me pajtim politik të partive kryesore mund ta nxjerrë vendin tonë nga kjo gjendje e mjerueshme”.
