Një grua ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësorë pranë semaforëve në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “te Posta”.

Pas aksidentit, ajo është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.

Për Gazetën Express, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se pacientja është pranuar në trajtim dhe se gjendja e saj është stabile.

“Jemi duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Aktualisht gjendja është stabile”, ka deklaruar Syla. /Gazeta Express