Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën mbrëma në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.

Lajmi u konfirmua për Gazetën Express nga Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Jugut, i cili tha se aksidenti është regjistruar rreth orës 21:40 në segmentin rrugor që kalon nëpër fshatin Sllatinë.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“Sonte, rreth orës 21:40, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Sllatinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, tha ai.