**Dibran Hoxha: A është diskurs elektoral i dyanshëm gjuha e ashpër në Kuvend?**

Të enjten, debatet në Kuvendin e Kosovës u ndezën mes deputetëve, ku në qendër të vëmendjes ishin kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Analisti Dibran Hoxha, duke folur në emisionin “Pressing” të T7, shprehu dyshime nëse përplasjet e ashpra me fjalë në Parlament janë pjesë e një strategjie elektorale të dyanshme.

“Ky polarizim, mes ‘në’ dhe ‘ata’, normalisht që Ramush Haradinaj është pjesë e këtij diskursi, sepse ai synon të konfrontohet me të njëjtën gjuhë. Nuk e di nëse është një lloj diskursi elektoral i dyanshëm,” ka deklaruar Hoxha. /Gazeta Express