**Njësia A4 e Termocentralit Kosova A rikthehet në operim pas riparimit vjetor**
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar opinionin publik se Njësia A4 e Termocentralit Kosova A ka përfunduar me sukses riparimin e rregullt vjetor dhe ka rifilluar operimin.
Nisja e procesit të operimit të njësisë filloi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00. Pas përfundimit të të gjitha procedurave teknike dhe kontrolleve të nevojshme, Njësia A4 u sinkronizua me rrjetin elektrik rreth orës 05:15.
Rikthimi i Njësisë A4 në operim forcon kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike dhe rrit gatishmërinë teknike të KEK-ut, veçanërisht në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror.
KEK falënderon menaxhmentin, ekipet teknike, inxhinierët dhe të gjithë punonjësit e Termocentralit Kosova A për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar në realizimin me sukses të këtij riparimi.
