Arrestime në Ferizaj: Kanosje për një tokë milionëshe çon në pranga katër persona dhe sekuestrim armësh

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ferizaj, pas denoncimit për një rast kanosjeje, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh dhe municioni.

Mes të arrestuarve janë biznesmeni nga Peja, Jeton Buquku, babë e bir, Hamdin dhe Shpëtim Thaçi, si dhe Elvin Hyseni nga Ferizaj.

Arrestimi i tyre është kryer në ambientet e restorantit “Como” në fshatin Babush të Ferizajt.

Sipas burimeve të Indeksonline, kanosja lidhet me një mosmarrëveshje për një pronë tokësore me vlerë milionëshe në Ferizaj.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi katër armë zjarri dhe një sasi të madhe municioni, konkretisht:
* Një pistoletë Glock 17 me dy karikatorë dhe 34 fishekë;
* Një pistoletë SIG Sauer me 30 fishekë;
* Një pistoletë CZ me 15 fishekë;
* Një pistoletë FN Five-seveN me 19 fishekë.

**Burimi:** Indeksonline