**ATK thekson rëndësinë e regjistrimit të punëtorëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre**
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka theksuar se regjistrimi i punëtorëve nuk përbën vetëm një detyrim ligjor, por edhe një hap thelbësor për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ATK-ja ka bërë thirrje që punëdhënësit të sigurohen që punëtorët e rinj të regjistrohen me kohë dhe saktësisht, si dhe të dhënat e punëtorëve ekzistues të jenë vazhdimisht të përditësuara.
Saktësia e këtyre të dhënave është thelbësore për të shmangur parregullsitë dhe për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi, duke siguruar transparencë dhe mbrojtje për të gjitha palët.
