Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur edhe si Cllevio, ka bërë publike lidhjen e tij të re sentimentale. Ai ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet përkrah partneres së tij, identiteti i së cilës nuk është bërë ende publik.

Në imazhet e publikuara, çifti shfaqet i veshur me fanella të personalizuara të Kombëtares Shqiptare. Detaji që ka tërhequr më shumë vëmendje është mbishkrimi “January 20” në bluzat e tyre. Ky element ka ngritur supozime se lidhja mes tyre mund të ketë nisur në janar të vitit 2020.