Gjykata e Apelit konfirmon dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn, i dënuar për vrasjen e Martin Canit.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke konfirmuar dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn.

Përlleshaj u shpall fajtor për dy vepra penale: vrasje me dashje në rrethana rënduese ndaj Martin Canit, si dhe tentativë vrasjeje me dashje në rrethana rënduese ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur.

Vendimi i parë ishte marrë më 9 dhjetor 2024 nga Gjykata e Tiranës. Në atë kohë, Përlleshaj u dënua me 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së të miturit tjetër. Pas bashkimit të dënimeve, masa përfundimtare u caktua në 16 vite burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti që kishte nisur mes të miturve në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.