Tregu Mobil ka nisur sërish veprimtarinë në kryeqytet. Drejtoresha Jeta Rafuna deklaroi se ky treg i sjell prodhimet vendase më pranë qytetarëve, duke forcuar lidhjen mes tyre.

Tregu do të jetë i pranishëm tre herë në javë, në tre sheshet kryesore të Prishtinës: “Zahir Pajaziti”, “Bill Klinton” dhe “Adem Jashari”.

“Në cilësinë e Drejtoreshës së Bujqësisë, do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e kushteve sa më të mira për fermerët dhe prodhuesit vendas, sepse besojmë se një bujqësi e fortë është themel i një kryeqyteti të zhvilluar. Ftoj të gjithë qytetarët të vizitojnë Tregun Mobil, të zgjedhin produkte të freskëta vendase dhe, përmes çdo blerjeje, të mbështesin punën e palodhshme të bujqve tanë. Së bashku, forcojmë bujqësinë vendase dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit,” kështu u shpreh Rafuna në një njoftim për media.