**Protesta në Tiranë shënon ditën e 46-të, vijon tubimi para Kryeministrisë**

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e dyzetegjashtë radhazi. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin para godinës së Kryeministrisë, ku do të vazhdojnë tubimin e tyre me fjalime dhe mesazhe kundër politikave aktuale.

Qytetarët protestues kërkojnë ndryshime thelbësore në skenën politike, duke bërë thirrje për rrëzimin e klasës politike dhe anulimin e ligjit 21/2024, siç raporton Euronews Albania.

Pjesëmarrësit shprehen se do të vijojnë protestën pa ndërprerje, deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.