**Nipi qëlloi axhën: Policia zbulon detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë**
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Dobrevë të Fushë-Kosovës, ku një nip dyshohet se qëlloi axhën e tij.
Sipas të dhënave të policisë, incidenti ndodhi rreth orës 20:38. Paraprakisht, shkak i të shtënave dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje mes palëve.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë pistolete. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati,” deklaron Policia e Kosovës në njoftimin e saj.
Më herët, ishte raportuar se plagosja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje familjare, ku nipi dyshohet se qëlloi axhën e tij. Sipas burimeve të sigurta, identiteti i të dyshuarit në këtë ngjarje është Fidan Gjyrevci.
