Një imazh satelitor ka zbuluar një depo të dëmtuar në Kuvajt, pas pretendimit të Iranit se ka kryer një sulm me dron.

Imazhi, i siguruar nga Agjencia Europiane e Hapësirës, tregon qartë dëmtimet e shkaktuara në depo nga një sulm me dron iranian i kryer të mërkurën. Në ndërtesë vërehen dëmtime të konsiderueshme dhe gjurmë të dukshme djegieje.

Të mërkurën, CNN raportoi mbi një video që dukej se tregonte një dron iranian duke goditur një depo, e cila tashmë ishte përfshirë nga zjarri, në një zonë industriale pranë Mina Abdullahut në Kuvajt.

Garda Revolucionare e Iranit pretendoi se kishte shënjestruar një qendër logjistike dhe mbështetëse të Ushtrisë Amerikane, e vendosur pikërisht në Mina Abdullah. Megjithatë, nuk është e qartë nëse depoja e shfaqur në imazhe dhe video ka ndonjë lidhje me Shtetet e Bashkuara. CNN i kërkoi Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) një koment lidhur me pretendimin iranian.