Halil Kastrati prezanton pamje nga projekti gjigant humanitar në Prizren: Një ëndërr që po merr jetë
Humanisti dhe drejtuesi i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka publikuar pamje të progresit të një prej projekteve më të mëdha humanitare që po ndërtohet në Prizren.
Ky kompleks multifunksional, i cili po merr formë gradualisht, do të ofrojë një qendër ditore për persona të moshuar, një bujtinë për studentë, një kuzhinë humanitare, një amfiteatër, si dhe do të shërbejë si selia qendrore e shoqatës.
Vetë Kastrati theksoi se projekti është “një ëndërr që po bëhet realitet”, ndërsa shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë bamirësit që kanë mbështetur vazhdimisht realizimin e këtij misioni fisnik humanitar.
“Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!” – ishte mesazhi i tij drejtuar atyre.
