Futbollisti Hektor Krasniqi ka konfirmuar largimin nga skuadra e Dukagjinit.
19-vjeçari vitin e kaluar u rikthye nga Austria në Kosovë, për ta ndihmuar skuadrën nga Klina, shkruan IndeksOnline.
Krasniqi e ka falendëruar Dukagjinin, tifozët, Presidentin Fabian Veseli dhe trajnrein Ismet Munishi për mundësinë e dhënë.
”Faleminderit KF Dukagjini për këtë periudhë. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës, si dhe për të gjithë stafin. Në veçanti, dua të falënderoj presidentin Fabian Veseli dhe trajnerin tim Ismet Munishi për besimin dhe mundësinë. Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdim.”, ka shkruar Hektor Krasniqi.
Mbrojtësi i talentuar ka përfaqësuar edhe Kombëtarën e Kosovës në grupmoshën U17./IndeksOnline/
