Mbledhja e Komisionit për Ekonomi nuk u mbajt sot. Në këtë mbledhje ishte parashikuar të raportonte Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me tarifat e reja. Arsyeja e mosmbajtjes ishte mungesa e përfaqësuesve të ZRRE-së, si dhe e anëtarëve të Komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk ishin të pranishëm.