Tragjedi familjare për trajnerin Silvio Baldini: ndërron jetë vajza 30-vjeçare

Silvio Baldini, trajner i përkohshëm i Kombëtares së Italisë dhe i ekipit U-21, është goditur nga një tragjedi personale. Vajza e tij, Valentina, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare.

Ajo vuante që nga lindja nga një formë e rëndë e kuadriparezës spastike. Vetë trajneri Baldini e kishte cilësuar shpesh Valentinën si një frymëzim të vërtetë për të.

Pas këtij lajmi të dhimbshëm, mesazhe të shumta mbështetjeje dhe ngushëllimesh kanë mbërritur në adresë të trajnerit dhe familjes së tij. Përveç tifozëve që e kanë ndjekur gjatë karrierës së tij, edhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe e gjithë bota e futbollit italian kanë shprehur ngushëllimet më të thella për Silvio Baldinin në këtë moment dramatik.