Një hapësirë publike në Kompleksin “Ramiz Sadiku”, e cila shfrytëzohej pa bazë ligjore si parking privat, është liruar pas një aksioni të Drejtorisë së Pronës.

Sipas njoftimit të kryetarit Perparim Rama, ky aksion është ndërmarrë me vendim të Drejtorisë së Pronës, në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e pronës publike dhe rikthimin e hapësirave në shërbim të qytetarëve.

Kryetari Rama ka bërë të ditur se ky nuk do të jetë aksioni i fundit, duke paralajmëruar vazhdimin e lirimit të hapësirave të tjera publike që janë uzurpuar ose shfrytëzohen në mënyrë të paligjshme.

Ai thekson se qëllimi i këtyre veprimeve është garantimi i përdorimit të drejtë të pronës publike dhe ruajtja e interesit të përgjithshëm të qytetarëve.