Ministria e Bujqësisë së Kosovës zhvillon takim pune me delegacionin nga Shqipëria.
Një takim pune ka nisur ndërmjet delegacioneve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, bën të ditur Ekonomia Online.
Paraprakisht, është zhvilluar një takim dypalësh ndërmjet ministrit Armend Muja dhe homologut të tij nga Shqipëria, Andis Salla.
Pas përfundimit të takimit, pritet të mbahet një konferencë për media.
